Vlora Engineering Sh.p.k: Kompetenze, Profesionalitet e Edukate

 

Vlora Impianti Preventivi gratuiti per Impianti di ogni genere

KUSH JEMI?

 

VLORA ENGINEERING Sh.p.k është një kompani e specializuar në impiantet hidraulike dhe elektrike me mbi 10 vjet eksperiencë, gjatë së cilës ka ndërtuar dhjetëra sisteme në vende të ndryshme në Itali.

 

Kompetenca e kompanisë shtrihet në fusha të ndryshme që mund të jenë me interes për ju: nga impjante sanitare në ato elektrike, nga ngrohja te ftohja, nga fushat hidraulike në ato energjetike, madje edhe në format e ndryshme të energjisë termike, fotovoltaike diellore, si dhe në aplikimet gjeotermike.

 

Licencat dhe çertifikatat që kompania ka marrë ndër vite dhe të lëshuara nga institucione dhe subjekte që operojnë në degë të ndryshme të energjisë, hidraulikës, shëndetit dhe teknologjive termike dhe aplikacioneve të tyre, janë dëshmi e dëshirës së vazhdueshme për të ofruar shërbime gjithmonë të përditësuara dhe të specializuara.

 

Prandaj, VLORA ENGINEERING Sh.p.k është në gjendje t'ju garantojë profesionalizëm, kompetencë, mirësjellje dhe shërbime me cilësi të lartë, por gjithmonë me vëmendje të veçantë për të aplikuar çmime të ndershme dhe zgjidhje të favorshme për ju.

 

Për ndërtimin e impianteve, klienti duhet t’i drejtohet një kompanie të autorizuar, domethënë, të pajisur me licencën specifike të lëshuar nga Dhoma e Tregtisë në të cilën është regjistruar.

 

Nëse zgjidhni një kompani pa autorizim /licencë (neni 8 i Dekretit Ministror 37/2008), ajo mund të përballet me një ndëshkim administrativ, dhe ju do te merrni një impjant pa garancitë e nevojshme nga pikëpamja teknike.

 

VLORA ENGINEERING Sh.p.k plotëson të gjitha kriteret dhe zotëron të gjitha licencat/çertifikatat e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të saj.

 

Çertifikimet VLORA Engineering Sh.p.k

Licencat dhe çertifikatat

Zbuloni çertifikimet tona ose

 

Na kontaktoni për të kërkuar një vlerësim/preventiv.

Certifikata Vlora Engineering
Atestime e Certifikata

Shiko certifikatat tona te specializimit  ose

Kontakto  per nje vleresim/preventiv