Impianti Elettrici Civili a Vlore, kudo ne Shqiperi

Vlora Impianti Elettrici a Cremona e Provincia

IMPIANTE ELEKTRIKE CIVILE

 

Impianti elektrik civil (ose rezidencial) nuk duhet të konsiderohet thjeshtë si një shërbim "funksionimi pajisjeve elektrike", por duhet të garantojë përdoruesit për nivelet minimale të pajisjeve të impiantit dhe performancën funksionale që i përgjigjet niveleve më të mira të përdorshmërisë (sipas rregullores teknike CEI 64-8).

Relativisht të prezantuara së fundmi midis pajisjeve të mundshme janë edhe ato që lidhen me automatizimin e shtëpisë.

10 rregulla të përgjithshme për të realizuar një impiant elektrik

Për të realizuar një impiant elektrik të paktën të nivelit 1 (lexo më poshtë) është e nevojshme të respektohen në mënyrë rigoroze këto 10 rregulla strikte:

  1. Madhësia e një impianti elektrik baraz me një fuqi prej 3 kW për sipërfaqe më të vogla se 75 m2, dhe 6 kW për sipërfaqe më të mëdha;

  2. Linja e lidhjes midis kontaktorit matës dhe panelit elektrik të shtëpisë duhet të ketë një seksion minimal prej 6 mm2. Vec kësaj, cdo linjë ushqyese nga shtylla e jashtme, duhet të mbrohet nga një celës diferencial "nën-kontaktor" me funksionin selektiv të panelit të banesës;

  3. Komandim i detyrueshëm dhe çelës kryesor lehtësisht i arritshëm dhe i identifikueshëm; për fuqi 3 kW - çelës 25A, për fuqi 6 kW – celës 32A;

  4. Përdorimi i të paktën 2 çelsave diferenciale për nënndarjen e qarqeve terminale, për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit /shërbimit;

  5. Është e nevojshme të garantohet një hapësirë ​​shtesë e lirë e barabartë me 15% të moduleve të panelit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme të rrjetit elektrik të brendshëm;

  6. Infrastrukturë efektive dhe përshtatshme e impianteve (infrastruktura nënkupton grupin e tubave/përcjellsve elektrik, kutitë ndarëse dhe ato fundore /priza, celsa etj.

Praktikisht:

hyrja në terminalet e prizës lejohet vetëm brenda të njëjtës kuti, ose midis vetëm dy kutive të njëpasnjëshme (shih imazhin tjetër);

kabllot duhet të hiqen lehtësisht;

diametri minimal i tubave 16 mm dhe ky diametër duhet të jetë gjithmonë 50% më i madh se diametri i formuar nga tufa e kabllove/përcjellsve brenda tubit; rezervë e hapësirës së lirë në kaseta të paktën 30% të hapësirës totale;

  1. Është i detyrueshëm aplikimi i indikatorve të ndriçimit në çdo pikë kontrolli të ndriçimit jashtë shtëpisë;

  2. Për dhomat e gjumit, dhomat e ndenjes ose studio, rregullimi i një pike daljeje dhe një pike kontrolli pranë dyerve (ose brenda ose jashtë dhomës) kërkohet gjithmonë;

  3. Është e detyrueshme që përbri cdo prize TV/SAT të jetë nje panel fuqie më të paktën 6 priza elektrike në të ardhmen, për të shmangur përdorimin e multiprizave;

  4. Është e detyrueshme që pranë çdo prize DATA / TELEFONI të ketë një prize fuqie.

Zbulo cfare eshte libreza e impiantit elektrike

Nivelet e dobisë dhe lehtësisë përdorimit të impianteve elektrike civile

Performanca e impianteve të pronave në terma të dobisë dhe lehtësisë në përdorim, vlerësohet në 3 nivele:

- niveli 1 - bazë: parashikuar niveli minimal.

- niveli 2 - standart: për pronat /pasur ëë paluajtshme me përdorim më të madh të impianteve, përfshi edhe ato ekzistuese

- niveli 3 - automatizuar : per pronat/ pasuri të paluajtshme, të pajisura me impiante më të sofistikuara dhe inovative (p.sh. sistemi bus) dhe, në veçanti, automatizimi i shtëpisë.

 

Është e nevojshme të përmbushen kriteret e sigurisë, ato mjedisore, të dobisë dhe lehtësisë në përdorim, por edhe pajisjet minimale që lidhen me performancën e energjisë - kontrollin dhe menaxhimin efikas të energjisë - dhe funksionet që mund të ndihmojnë për përdoruesit më specifik, si të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara.

 

Certifikimet e impiantit elektrik

Certifikimi i impiantit elektrik të banesave sipas direktivës më të fundit CEI 64-8 mund të bëhet një tregues i qartë i nivelit të pajisjeve funksionale të impiantit. Në këtë mënyrë, pajisjet e automatizimit të shtëpisë gjithashtu mund të certifikohen, të cilat në këtë mënyrë mund të konsiderohen për qëllimet e përcaktimit të vlerës tregtare të pronës.

 

Gjeni se çfarë është libreza e impiantit elektrik

Libreza e impiantit elektrik

 

Për sa i përket impianteve, ekziston një detyrim i përgjithshëm referuar në Nenin 8 të Dekretit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, 22 janar 2008, nr. 37, i cili kërkon që pronari të marrë masat e nevojshme për të ruajtur treguesit e sigurisë që kërkohen nga legjislacioni aktual, duke marrë parasysh udhëzimet për përdorim dhe mirëmbajtje të përgatitura nga kompania që instalon impiantin dhe nga prodhuesit e pajisjeve të instaluara.

 

Impianti elektrik shtepijak

Në këtë kuptim, si librezë, është përcaktuar një dokument, aktualisht jo i detyrueshëm nga ligji, i cili synon të lejojë pronarin / qiramarrësin e një impianti, të përmbushë kërkesat e parashikuara nga dispozita e sipërpërmendur: të mirëmbajë të sigurt dhe efikas impiantin elektrik të shtëpisë së tij. Kjo librezë nuk zëvendëson, por plotëson dhe formaton deklaratën e konformitetit ose deklaratën e pajtueshmërisë së një impianti.

Bëhet fjalë për një instrument operativ dhe të dobishëm si për të gjithë instaluesit elektrikë ashtu edhe për përdoruesit përfundimtarë, të cilët mund të kontrollojnë në këtë mënyrë gjëndjen e impiantit dhe të ulin konsumin dhe rrezikun e aksidenteve në familje.

Për impiantet elektrike, parimi i përgjithshëm parashikon që ato të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën në të cilën ato janë ndërtuar, modifikuar ose përshtatur. Nëse para 13 marsit 1990 (Ligji 46/1990 që ka hyrë në fuqi), ato duhet të jenë në përputhje me disa kritere minimale të tilla si, për shembull, tokëzimi dhe instalimi i "salva-vita-s. Nëse janë pas kësaj date, ato duhet të përshtaten me standardet e UNI dhe CEI në fuqi në kohën e punimeve. Në mungesë të deklaratës së konformitetit, vetëm për impiantet e instaluara nga 1990 deri më 27 Mars 2008 (Dekreti Ministror 37/2008 hyrë në fuqi në vend të Ligjit 46/1990), kjo mund të zëvendësohet me deklaratën e konformitetit /pajtueshmërisë.

Libreza e përshkruar si më sipër, përmban në mënyrë të përmbledhur:

  • të dhënat e identifikimit të impiantit dhe të teknikut përgjegjës që ka kryer punën;

  • përshkrimin e struktures konstruktive dhe të pajisjeve;

  • raportin e verifikimit i cili përmbledh testet kryesore të kryera dhe rezultatet përkatëse;

  • një grafik të mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme (kjo varet nga karakteristikat e vetë impiantit, por zakonisht rekomandohet minimumi pesë vjet).

  • Më pas mund të sigurohen një sërë analizash më të detajuara për konsumatorin: si të kursehet energjia, këshilla të dobishme për menaxhim korrekt, rregulla për sigurinë personale dhe të shtëpisë.

Libreza duhet të dorëzohet para shitjes ose marrjes me qira të pronës (megjithëse nuk ka ndonjë dispozitë rregullatore që kërkon pranimin /garantimin e konformitetit "elektrik" në kontratën e shitjes): në këtë mënyrë do të pasqyrohet disi, gjendja e impiantit gje që mund të ndikojë në aspektin ekonomik përdorues të pronës.

Ne pjesën që lidhet me detajet konstruktive dhe pajisjet përkatëse, klasifikimi i impjantit bëhet në tri

nivele: bazë, standart dhe automatizim (sic përcaktohet në variantin 3 të normës CEI 64-8 – shih faqen tonë)

 

Deklarata e konformitetit /përputhshmërisë të impiantit elektrik

Deklarata e konformitetit është një grup dokumentesh me të cilat instaluesi (ndërtuesi i impiantit) deklaron se instalimi është bërë në përputhje me standardet përkatëse dhe specifikimet teknike. Në veçanti, për impiantet elektrike, deklaruesi deklaron se impianti është ndërtuar "sipas kritereve dhe standarteve".

Në këtë mënyrë instaluesi merr përgjegjësi civile (në rast të dëmtimit të pronës) dhe penale (në rast dëmtimi të personave) lidhur me impiantin e instaluar prej tij, pa kufizime kohore. Për këtë arsye është e rëndësishme që instaluesi të dijë të plotësojë deklaratën e konformitetit, të paktën për aq sa konsumatori të jetë në gjendje që ta lexojë atë.

Kompania VLORA ENGINEERING Sh.p.k mund të jetë asistenti dhe partneri juaj i çmuar për zgjedhjet më të përshtatshme të prijektit dhe për përgatitjen dhe instalimin e impianteve, në përputhje me rregulloret më të përparuara dhe teknologjitë e zbatueshme, për t'ju lejuar përdorimin më të gjerë dhe më të rehatshëm, në qetësi të plotë, të shtëpisë tuaj.

 

Nëse keni nevojë për specialistë të impianteve elektrikë në Vlore, qarkun dhe më gjerë, na Konktaktoni shpejte per nje vleresim/preventiv!