Libreza e impiantit elektrik

Gjeni se çfarë është libreza e impiantit elektrik

Libreza e impiantit elektrik

 

Për sa i përket impianteve, ekziston një detyrim i përgjithshëm referuar në Nenin 8 të Dekretit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, 22 janar 2008, nr. 37, i cili kërkon që pronari të marrë masat e nevojshme për të ruajtur treguesit e sigurisë që kërkohen nga legjislacioni aktual, duke marrë parasysh udhëzimet për përdorim dhe mirëmbajtje të përgatitura nga kompania që instalon impiantin dhe nga prodhuesit e pajisjeve të instaluara.

 

Impianti elektrik shtepijak Impianto_elettrico_domestico

Në këtë kuptim, si librezë, është përcaktuar një dokument, aktualisht jo i detyrueshëm nga ligji, i cili synon të lejojë pronarin / qiramarrësin e një impianti, të përmbushë kërkesat e parashikuara nga dispozita e sipërpërmendur: të mirëmbajë të sigurt dhe efikas impiantin elektrik të shtëpisë së tij. Kjo librezë nuk zëvendëson, por plotëson dhe formaton deklaratën e konformitetit ose deklaratën e pajtueshmërisë së një impianti.

Bëhet fjalë për një instrument operativ dhe të dobishëm si për të gjithë instaluesit elektrikë ashtu edhe për përdoruesit përfundimtarë, të cilët mund të kontrollojnë në këtë mënyrë gjëndjen e impiantit dhe të ulin konsumin dhe rrezikun e aksidenteve në familje.

Për impiantet elektrike, parimi i përgjithshëm parashikon që ato të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën në të cilën ato janë ndërtuar, modifikuar ose përshtatur. Nëse para 13 marsit 1990 (Ligji 46/1990 që ka hyrë në fuqi), ato duhet të jenë në përputhje me disa kritere minimale të tilla si, për shembull, tokëzimi dhe instalimi i "salva-vita-s. Nëse janë pas kësaj date, ato duhet të përshtaten me standardet e UNI dhe CEI në fuqi në kohën e punimeve. Në mungesë të deklaratës së konformitetit, vetëm për impiantet e instaluara nga 1990 deri më 27 Mars 2008 (Dekreti Ministror 37/2008 hyrë në fuqi në vend të Ligjit 46/1990), kjo mund të zëvendësohet me deklaratën e konformitetit /pajtueshmërisë.

Libreza e përshkruar si më sipër, përmban në mënyrë të përmbledhur:

  • të dhënat e identifikimit të impiantit dhe të teknikut përgjegjës që ka kryer punën;

  • përshkrimin e struktures konstruktive dhe të pajisjeve;

  • raportin e verifikimit i cili përmbledh testet kryesore të kryera dhe rezultatet përkatëse;

  • një grafik të mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme (kjo varet nga karakteristikat e vetë impiantit, por zakonisht rekomandohet minimumi pesë vjet).

  • Më pas mund të sigurohen një sërë analizash më të detajuara për konsumatorin: si të kursehet energjia, këshilla të dobishme për menaxhim korrekt, rregulla për sigurinë personale dhe të shtëpisë.

Libreza duhet të dorëzohet para shitjes ose marrjes me qira të pronës (megjithëse nuk ka ndonjë dispozitë rregullatore që kërkon pranimin /garantimin e konformitetit "elektrik" në kontratën e shitjes): në këtë mënyrë do të pasqyrohet disi, gjendja e impiantit gje që mund të ndikojë në aspektin ekonomik përdorues të pronës.

Ne pjesën që lidhet me detajet konstruktive dhe pajisjet përkatëse, klasifikimi i impjantit bëhet në tri

nivele: bazë, standart dhe automatizim (sic përcaktohet në variantin 3 të normës CEI 64-8 – shih faqen tonë)

 

Deklarata e konformitetit /përputhshmërisë të impiantit elektrik

Deklarata e konformitetit është një grup dokumentesh me të cilat instaluesi (ndërtuesi i impiantit) deklaron se instalimi është bërë në përputhje me standardet përkatëse dhe specifikimet teknike. Në veçanti, për impiantet elektrike, deklaruesi deklaron se impianti është ndërtuar "sipas kritereve dhe standarteve".

Në këtë mënyrë instaluesi merr përgjegjësi civile (në rast të dëmtimit të pronës) dhe penale (në rast dëmtimi të personave) lidhur me impiantin e instaluar prej tij, pa kufizime kohore. Për këtë arsye është e rëndësishme që instaluesi të dijë të plotësojë deklaratën e konformitetit, të paktën për aq sa konsumatori të jetë në gjendje që ta lexojë atë.

Kompania VLORA ENGINEERING Sh.p.k mund të jetë asistenti dhe partneri juaj i çmuar për zgjedhjet më të përshtatshme të prijektit dhe për përgatitjen dhe instalimin e impianteve, në përputhje me rregulloret më të përparuara dhe teknologjitë e zbatueshme, për t'ju lejuar përdorimin më të gjerë dhe më të rehatshëm, në qetësi të plotë, të shtëpisë tuaj.

 

Nëse keni nevojë për specialistë të impianteve elektrikë në Vlore, qarkun dhe më gjerë, na kontaktoni shpejt për një vlerësim/preventiv!