Instalime, riparime ose zëvendësime kaldaja me kondensim të çdo lloji

 

caldaia a condensazione a Cremona

INSTALIM DHE MIREMBAJTJE KALDAJE

 

Llojet e kaldajave

 

Kaldajat janë të tri tipeve:

Kaldaja me dhomë të hapur tip "B",

Kaldaja me dhomë të mbyllur tip "C"

Kaldaja kondensuese me dhomë të mbyllur (gjithmonë tip "C", por me përparësinë e madhe të rikuperimit të një pjese të nxehtësisë nga tymrat, që në kaldajat normale të tipeve "B" dhe "C" humbasin në oxhakë, me një rendiment më të lartë dhe me më pak ndotje).

Duhet të mbahet parasysh se në ndërtesat e reja dhe ato te rikonstruktuara, kur është e mundur, kaldaja kondensuese është e detyrueshme.

 

Kaldaja e tipit "B"

Kur tymrat e djegies thithen dhe shkarkohen si rezultat i një procesi natyror dmth. nga një oxhak i vetëm ose nga një dhome thithëse kolektive, kemi të ashtuquajturën kaldajë me dhomë të hapur. Kjo mund të instalohet në vendet ku ekzistojnë parakushtet, si dhe pajtueshmëria, gjithashtu një evakuim / tërheqje e mjaftueshme e tymrave.

 

Kaldaja e tipit "C"

Kur të gjithë tubat e shkarkimit dhe të thithjes janë të lidhur me një sistem të ndarë ose me një sistem me bosht të përbashkët që mbështet evakuimin individual të detyruar të gazrave, ose një rrjet që përcjell disa kaldaja si p.sh. në godinat e reja. Prandaj quhet kaldajë me dhomë të mbyllur

 

Kaldaja me kondensim

caldaia a condensazione, schema di funzionamento

Kaldaja me kondensim

Kaldaja me kondensim, skema e funksionimit.

Duhet të mbahet parasysh se në ndërtesat e reja dhe rinovimet, është detyrim kaldala me kondensim, dhe mund të shkarkohet në mur, pa shkelur ligjet dhe rregulloret, duke shmangur sanksionet, në rast se nuk është e mundur të shkarkohet në çati (oxhaku tymit)

Kaldaja me kondensim është si një kazan tip "C" por përdor një sistem inovativ të kursimit të energjisë duke shfrytëzuar kondensimin, që është ndryshimi në temperaturë midis tubave të jashtëm dhe tubave të tymit që krijon kondensim, bie prapa dhe ripërdoret për ngrohje të qarkut termik të ngrohjes me të cilin është i lidhur. Prandaj prodhon një kondensim që përcillet si ujëra të errët (ose të zinj) për shkak të aciditetit të tij.

 

Shikoni videon e njërës prej kaldajave tona me kondensim ATAG ITALIA

 

Caldaia a condensazione iSerie - ATAG
Kaldaja me kondesim iSerie - ATAG

 

Instalimi i kaldajës

Instalimi i kaldajës shtëpiake është montimi në një kuadër të rrafshtë/ paret ose në mur (si në kaldajat më të fundit) të një pajisjeje me lëndë djegëse që lejon ngrohjen e një ambjenti sepse është e lidhur me një ose më shumë qarqe hidro-termosanitarë, me një pajisje hidrike, dhe një impjant gazi.

 

Instalimi i kaldajës përcakton fuqinë dhe konsumin e secilit sistem ngrohje duke përdorur mbi të një fuqiforcë e cila llogaritet në kW , e cila duke folur përsëri për kaldajat shtëpiake ose ato të godinave, mund të shkojë nga 20 kW në 32 kW energji.

 

Termo-hidrauliku ose termo-tekniku mund të vendosë fuqinë e duhur për llojin e mjedisit ku do të shërbejë kaldaja e instaluar.

 

Instaluesi ​​hidraulik që kryen instalimin sipas standardeve UNI dhe CE, pasi të ketë kryer provën e parë (ose ndezjen), më pastaj plotëson një librezë të impjantit (referuar Dekretit Ministror 17/03/03) që vërteton instalimin.

 

Zëvendësimi i kaldajës

Standardi i referencës është gjithmonë UNI 7129, por në formulimin e fundit është detyrimi për të instaluar një kaldajë me kondensim.

 

Pasi të keni konsultuar të gjitha rregulloret që përjashtojnë ose detyrojnë zëvendësimin e kaldajës në situata të veçanta dhe të jetë verifikuar ekzistenca e konformitetit (deklarata e instaluesit), lejimi i bashkëpronësisë, mund të vazhdohet me zëvendësimin.

 

 

 

Nëse keni nevojë të instaloni, riparoni ose zëvendësoni kaldaja me kondensim të çdo lloji, na Kontaktoni menjehere per nj vleresim/preventiv!